Gjobitet një subjekt në jug, pronari kishte ndërhyrë në vijën bregdetare
Transmetuar më 22-05-2020, 17:59

Një subjekt është gjobitur me 2 milionë lekë pasi pronari kishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në vijën bregdetare të Drimadhes.

Subjekti privat (plazh) në pronësi të shtetasit A.B., 44 vjeç, u konstatua se kishte hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Në subjektin në fjalë janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje.

Në vijim të këtyre veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale "Shpërdorimi i pronës" dhe "Përdorimi i tokës".

Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim subjektin kundravajtës. /k.k/noa.al/

Loading...