Transmetuar më 22-05-2020, 17:42

Ambasada amerikane konfirmon për Euronews Albania se e ka marrë platformën me 14 pika të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për integrimin.

E pyetur nga Euroneës Albania, selia diplomatike më e rëndësishme në Tiranë sqaron se është duke i shqyrtuar propozimet e Presidentit.

Më herët gjatë ditës, Presidenti Meta tha se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga institucionet vendase dhe të huaja.

Presidenti ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në rrugën drejt integrimit.

E vetmja pikë tha ai që është marrë në konsideratë, është zgjedhja e negociatorit për integrimit. /k.k/noa.al/