Protestë e befasishme e Aleancës për Teatrin, sot në orën 19:30
Transmetuar më 22-05-2020, 17:15

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i rikthehet protestave pas shembjes së Teatrit Kombëtar ditën e dielë.

Edhe pse nuk ishte parashikuar më herët, është njoftuar përmes rrjeteve sociale një protestë sot në orën 19:30.

“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar!

Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet!

Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë”, thuhet në statusin e Aleancës.

Kjo është protesta e tretë që nga rrëzimi i godinës, teksa ka filluar edhe mbledhja e firmave në çdo qytet për rindërtimin e Teatrit.

Një të tillë, por për fëmijët, e ka premtuar Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur dje në Parlament, kur tha se do ndërtohet një teatër identik si ai. /k.k/noa.al/

Loading...