U dëmtua nga tërmeti, IKMT shemb me shpërthim të kontrolluar pallatin 6 katësh në Durrës
Transmetuar më 22-05-2020, 14:28

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot me shpërthim të kontrolluar, një objekt pallat, gjashtë katësh në lagjen nr.7 në Durrës.

Objekti, pas ekspertizës se thelluar, rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe paraqiste rrezikshmëri.

Për prishjen e këtij objekti, IKMT hapi 350 furnela (vrima) dhe përdori 8.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.

Fatmirësisht shembja u krye me sukses, siç munda ta shihni në videon më poshtë. /a.y/noa.al

Loading...