Transmetuar më 22-05-2020, 11:41

Një prej prokurorëve më të rëndësishëm në Japoni, u detyrua që të japë dorëheqjen, pasi theu karantinën prej koronavirusit.

Në mes të emergjencës së Covid-19, Hiromu Kurokawa në krye të prokurorisë së Tokios, mori pjesë në një mbrëmje bixhozi, e cila do i kushtojë karrierën.

Kurokawa konsiderohet si një person shumë i afërt me Kryeministrin Shinzo Abe.

Kryeministri Abe, po përgatitej për ta emëruar prokuror të përgjithshëm, pavarësisht se

Kurokawa e ka mbushur moshën e pensionit 63 vjeç. /a.y/noa.al