Në kërkim nga drejtësia italiane, kush është i arrestuari në Shkodër/ Emri
Transmetuar më 22-05-2020, 09:10

Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Shkodër i dënuari me 15 vite burg.

Policia e qytetit verior në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur mbrëmjen e së enjtes lokalizimin dhe kapjen e Ladio Bracit, 51 vjeç, lindur në Ballsh dhe banues në Shkodër.

51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Padovas, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar me 15 vjet burg.

Prej tyre Bracit i mbeten për të vuajtur edhe 12 vjet burg, për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

51-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike nga vende të tjera drejt Italisë.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. /a.y/noa.al

Loading...