Transmetuar më 21-05-2020, 23:39

Me arsyetimin se është shumë vapë, një infermiere në Rusi është fotografuar teksa u shërben pacientëve me koronavirus, e veshur vetëm me të brendshme.

Për këtë gjë ajo mori edhe masë disiplinore nga autoritetet e spitalit.

Infermierja 23-vjeçare e identifikuar vetëm si Nadia, ka marrë një valë të gjerë mbështetjeje online, madje dhe kërkesa që shefat e saj në spital të heqin vendimin disiplinor kundër saj

Në një tjetër zhvillim të lidhur me çështjen, drejtoresha e kompanisë së veshjeve të brendshme ‘Miss X’, Anastasia Yakusheva tha sot se kërkonte infermieren si modele për veshjet e saj:

“Ne duam që infermierja nga Tula të bëhet modele e veshjeve tona të brendshme. Jemi gati t’i dërgojmë kompletin e fundit të produkteve tona dhe në të ardhmen dëshirojmë të bëjmë një kontratë vjetore me të”, tha Yakusheva

Fotografia e infermieres u bë virale pasi një nga pacientët e këtij reparti e hodhi në rrjetet sociale./noa.al/