Transmetuar më 21-05-2020, 21:39

Zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme nga detyra që mbante.

Më herët sot, Departamenti Amerikan i Shetit ka futur në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA ish-zv.ministren dhe gjithë familjen e saj.

Dorëheqja ka ardhur pasi babai i saj, Eduart Haxhiu, u arrestua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.

Mes të arrestuarve ishte Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrèst në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar krìminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata krìminale dhe grupi i strukturuar krìminal”.

Lorena Haxhiu