Dyshimi i SHBA për pakt që të rrëzohet reforma në drejtësi, përgjigjen Rama dhe Basha
Transmetuar më 21-05-2020, 20:18

Liderët politikë shqiptarë kanë reaguar ndaj deklaratës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara ndaj reformës në Drejtësi, pasi ajo shprehu dyshimin për një marrëveshje me qëllim rrëzimin e kësaj reforme.

“Çdo ndryshim kushtetues dhe ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament është ilegjitim. Ndryshime të tilla ju shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin e tyre për të devijuar dhe minuar reformën dhe për ta kontrolluar politikisht dhe kapur sistemin e drejtësisë”, shkruan në Twitter lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama thjesht ka ripostuar mesazhin e Kim, duke komentuar thjesht me një “dakord”, duke shtuar një thënie të Shekspirit, “djajtë janë këtu”.

“Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo e përkryer, por është e nevojshme, është duke bërë përparim dhe duhet të vijojë”, kishte shkruar më parë Kim në rrjetin social.

Loading...