Transmetuar më 21-05-2020, 20:12

Kryeminstri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara, e cila tha më herët se shpresonte “që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”.

Kryeministri thotë se është dakord me ambasadoren se reforma duhet të vazhdojë.

“Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”, ka shkruar shefi i Qeverisë.

“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, shkroi më herët ambasadorja Kim. /k.k/noa.al/