Transmetuar më 21-05-2020, 19:42

Presidenti Ilir Meta kërkon reflektim dhe të shikohet përpara për të mos humbur rrogën europiane.

Duke iu referuar një shkrimi të gazetës franceze “Liberation”, për shmbjen e Teatrit Kombëtar, kreu i shtetit thotë se është koha për reflektim.

“Koha për një reflektim të thellë, që të mos humbasim rrugën europiane”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Presidenti Ilir Meta është shprehur për një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, që sipas tij është i paligjshëm dhe antievropian.

Madje çështjen për Teatrin e ka dërguar edhe në Kushtetuese. /k.k/ noa.al/