Makina del nga rruga, shpëtojnë mrekullisht babai me vajzën
Transmetuar më 21-05-2020, 16:57

Një makinë ka dalë nga rruga sot në aksin Korçë, Pogradec. Ngjarja ndodhi në një kryqëzim pranë fshatit Podgorie.

Sipas policisë, makia u përplas me mbrojtëset anësore dhe përfundoi e rrokullisur.

Në makinë ishin dy perësona, një burrë dhe vajza e tij.

Aksidenti mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e lagështirës dhe rreshjeve të shumta që pushtuan juglindjen.

Për fat të mirë të dy shpëtuan pa lëndime. /k.k/noa.al/

Loading...