Transmetuar më 21-05-2020, 16:25

Një qytetar nga Vora është ndaluar nga policia e Pogradecit pasi u kap duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm.

Në pranga ka përfunduar 31-vjeçari me inicialet I. M.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar drejt Tiranës me mjetin tip “Benz”, 4 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /k.k/noa.al/