“Teatri”, Rama ironizon Murrizin: Fytyra jote mu zëvendësua me të Sandër Prosit, dashuri e beftë
Transmetuar më 21-05-2020, 13:35
Myslym Murrizi, Sander Prosi, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me ironi fjalën e tij në Kuvend, duke folur shkurt për shembjen e Teatrit Kombëtar, teksa tha se ka lindur një dashuri e beftë për të.

Gjithçka duke replikuar me deputetin e opozitës parlamentare, Myslym Murrizi të cilit iu drejtua me fjalët “Fytyra jote mu zëvendësua me atë të Sandër Prosit kur thoshte ‘Eh sa gjëra thuhen në emrin tënd o popull”.

Sipas tij teatrin e politikës, e ka pushtuar politika për Teatrin.

Po ashtu ai tha se “budallallëku dhe mençuria ngjiten kollaj, njëlloj si sëmundjet infektive, ndaj zgjidhni me kujdes atë që dëgjoni”.

Gjithçka pasi Murrizi tha se sot problemi është marrëveshja e vitit 2008 mes Ramës e Berishës.

“Teatri që bëni për të mbuluar reformën zgjedhore, teatri i pistë që e ka origjinën këtu.

Sikur do i hani veshin njëri -tjetrit por më pas i hani Teatrin. Është një Teatër që shqiptarët kanë 3 palë zgjedhje që i shihni. I hipni shqiptarëve në kurriz dhe fukarallëkut që e krijoi kjo qeveri. Jeni bërë qejflinj vizash, njëri vijë e kuqe, tjetri vijë e bardhe dhe popullit vija e zezë”, tha Murrizi. /a.y/noa.al

Loading...