Djali mbush 4 muaj, Spiropali ndan foton e ëmbël
Transmetuar më 21-05-2020, 12:42

Elisa Spiorpali, politikania aq shumë e komentuar, duket se po përjeton periudhën më të mirë familjare.

Ditën e djeshme, djali i saj Kren mbushi 4 muajsh dhe me këtë rast, mami Elisa nuk ngurroi që të ndajë një fotografi.

Ajo publikoi një foto ku shihej duke mbajtur të birin në prehër ndërsa shkruante “4 muaj ëmbëlsi”.

Kujtojmë se Elisa është edhe nënë e një vajze më të madhe me emrin Nalta.

Ajo iu ka vendosur të dy fëmijëve emrat shqiptarë Kren-Naltë, ku bashkimi i tyre do të thotë “kryelartë”. /a.y/noa.al

Loading...