Marjana Kondi tregon pengun më të madh të jetës: Pendohem që nuk bëra dy fëmijë
Transmetuar më 21-05-2020, 12:17

Aktorja e njohur Marjana Kondi rrëfeu së fundmi pengun e saj më të madh në jetë.

Ajo ka treguar se peng i ka mbetur fakti që përveç vajzës, nuk bëri një fëmijë të dytë.

Gjithçka teksa në emisionin ‘Glamour Zone’, u pyet për momentin më të vështirë në martesë.

“Nuk mendoj se kemi patur ndonjë moment shumë të vështirë, por do të të them diçka për të cilën pendohem. Pendohem që nuk kam bërë një fëmijë të dytë. Nuk është normale të kesh mundësi dhe të qëndrosh vetëm me një fëmijë”, tha ajo.

E pyetur nëse mungesa e fëmijës së dytë erdhi për shkak të karrierës, Marjana u shpreh se, “Jooo, çfarë karriere. Unë bëj një punë normale si të gjithë. Thjesht nuk e di, pse nuk e bëra një fëmijë të dytë, dhe pendohem shumë për këtë”.

Loading...