Transmetuar më 21-05-2020, 11:15

Pas takimit që pati me përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar, në zyrën e Presidentit Ilir Meta kanë shkuar dy ambasadorë.

Bëhet fjalë për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe atë gjerman Peter Zingraf.

Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së dy ambasadorëve dhe as se për çfarë është diskutuar.

Këto takime vijnë në një klimë të tensionuar politike, pas shembjes së Teatrit Kombëtar. /a.y/noa.al

Takimi me Opozitën e Bashkuar, Meta: Shembja e Teatrit, provokim për demokracinë

Takimi me Metën, Basha: Shqiptarët do të shpëtojnë kur t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhje të lira