“Teatri”, Gjoni: Të ngrihet komision hetimor parlamentar. Ruçi: Interpelancë me qeverinë
Transmetuar më 21-05-2020, 10:19
Ralf Gjoni

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, qysh në nisje të seancës së sotme kërkoi ngritjen e një komision hetimor parlamentar për shembjen e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që të marrë në shqyrtim të gjitha faktet, për shkak të indinjatës së thellë të shkaktuar në popull.

“Është në dinjitetin tonë që të presim në gjirin tonë, të gjithë palët e interesuara. Unë vetëofrohem për të drejtuar këtë komision, nëse askush nuk ka këllqe. Këtu do të tregohet dhe vullneti i mazhorancës, nëse keni këllqe që të zbardhni këtë ngjarje. Gjakrat janë ndezur, konsiderojeni këtë kërkesë dhe ta hetojmë ngjarjen. Ka shumë zemërim në popull”, u shpreh Gjoni.

Nga ana e tij kryeparlamentari Gramoz Ruçi, paralajmëroi se do të ketë interpelancë me qeverinë për këtë çështje.

“Do të keni të drejtën e kërkuesit. Institucionalizojeni kërkesën dhe do të shqyrtohet”, tha Ruçi. /a.y/noa.al

Loading...