Transmetuar më 21-05-2020, 09:58

Prokuroria e posaçme antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, ka nisur hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Çështja po hetohet nga prokurori Edvin Kondili, i cili ka sekuestruar dokumentet e Bashkisë Tiranë.

Gjithçka lidhur me procedurën e ndjekur për shembjen e godinës së Teatrit.

Këto hetime kanë nisur pas dy padive të dorëzuar në SPAK nga Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit.

Në njërën nga paditë, Aleanca akuzon kryebashkiakun e Tiranës Eerion Veliaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion i zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim”.

Sakaq paraditen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbajë një protestë në orën 11.00 para SPAK. /a.y/noa.al