Transmetuar më 21-05-2020, 09:37

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një album me fotografi nga protesta e pasdites së djeshme për Teatrin Kombëtar.

“Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës”, shkruan Basha.

Ai thotë se opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: “ky është Edi Rama”.

Basha shton se vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës. /a.y/noa.al