Nuk ndalet kanabisi në Tepelenë dhe Fier, 5 të arrestuar/ Emrat
Transmetuar më 21-05-2020, 08:50

Një operacion anti-kanabis i policisë së Tepelenës ka vënë në pranga tre persona, ndërkohë që në Fier është kapur një tjetër.

Prangosja e tyre u bë pasditen e kësaj të mërkure në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i Albion Zhola, 19 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, E. Xhebra, 47 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë dhe Kleran Gjinushi, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Nga kontrolli i policisë pasi në oborret e banesave të tyre u gjetën kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Po dje nga ana e policisë së Fierit u vu në pranga Y. Sh., 37 vjeç, banues në Kurjan, Roskovec.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij, D.Sh., 39 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kurjan, në oborrin e banesës së tyre u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara kanabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /a.y/noa.al

Loading...