Transmetuar më 20-05-2020, 20:53

Një tjetër protestë e thirrur nga artistët për shembjen e Teatrit Kombëtar, u zhvillua edhe pasditen e sotme.

Në protestë janë të pranishëm edhe liderët dhe përfaqësuesit e opozitës, ndonëse pa protagonizëm.

Gjatë protestës mikrofonin në podium e kanë marrë edhe qytetarë të ndryshëm.

Mes tyre një burrë i moshuar, i cili teksa fliste për Teatrin Kombëtar, në fund fare i bëri një thirrje kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurtit, që të vijë të udhëheqë Shqipërinë sepse nuk ka kush ta udhëheqë.

“I bëj thirrje Albin Kurtit, që meqë ne nuk kemi udhëheqesa të vijë të na udhëheqë ne,”- tha pensionisti.

Më poshtë keni videon./noa.al/