Transmetuar më 20-05-2020, 17:53

Ndryshe nga protesta e kaluar, Policia e Shtetit ka angazhuar vetëm 300 efektivë për tubimin e sotëm të artistëve.

Ky vendim ka ardhur pas mbarëvajtjes së reagimit të parë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Organizatorët kanë thënë vazhdimisht se janë kundër dhunës, por protestat do të vazhdojnë për të vënë drejtësi.

Protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i është bashkuar edhe opozita, por pa qenë protagoniste.

Asnjë prej përfaqësuesve politikë nuk foli në podium herën e kaluar. /k.k/noa.al/