Transmetuar më 20-05-2020, 16:55

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur sot pasdreke në Yzberisht, Tiranë. Një punëtor i një pallati në ndërtim është rrëzuar nga skela.

Sipas pamjeve publikuar në rrjetet sociale, banorët përreth zonës kanë qenë ata që kanë filmuar momentet pasi kanë dëgjuar të bërtitura.

Sipas dëshmisë së një qytetari për JOQ, nuk ka të dhëna nëse punëtori ka ndërruar jetë apo është plagosur rëndë.

“Ja ja ja, uaaa. Ra nga skelat lart fare. Po o burrë nga kati i katërt”, dëgjohen dëshmitarët në video.

Kolegët e tij janë parë të dalin me vrap nga kantieri i ndërtimit dhe kanë dërguar në një spital pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Policia ende nuk ka njoftim për ngjarjen.