Transmetuar më 20-05-2020, 14:22
Protestuesit e arrestuar ne gjykate

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 8 të arrestuarit pas protestës së të hënës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Me masa të buta sigurie, gjykata la të lirë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Boiken Abazi duke caktuar “detyrim paraqitje”.

E njëjta masë u caktua edhe për Sokol Ndodjin, Romeo Lilën, Burim Tafilica, Ledion Xhoxhaj dhe Kastriot Qemën.

Ndërkohë gjykata vendosi “arrest shtëpie” deri në 3 qershor, edhe për Endrit dhe Erik Mërtirin. /a.y/noa.al