Transmetuar më 20-05-2020, 12:54

Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ka dërguar një letër përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, dhe opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, që të rikthehen në tryezë.

Ai propozon mbledhjen e ardhshme ditën e enjte, duke thënë se nuk duhet humbur kohë.

Sipas tij, realizimi i reformës zgjedhore është një kusht i rëndësishëm i integrimit europian.

Letra e Gjiknurit

E nderuara Zonja Hajdari

Te nderuar Zoti Oerd Bylykbashi dhe Zoti Petrit Vasili

Nisur nga mungesa e paparashikuar e perfaqesuesve tuaj, (opozites jashteparlamentare) , ne mbledhjen e dakordesuar te dates 18 Maj 2020, si dhe nga nevoja urgjente e adresimit te nje numri ceshtjesh qe kane mbetur pezull per diskutim dhe miratim nga Grupi Negociues politik, propozoj thirrjen e mbledhjes se radhes diten e Enjte ose te Premte (21/ 22 Maj, ora 10.00 AM ), ne te njejten vend ku kemi zhvilluar dhe mbledhjet e fundit ne Pallatin e Kogreseve.

Mendoj te vazhdojme me temat qe ishin ne rendin e dites te dates 20 Maj, pra miratimin e kapitujve qe lidhen me kuotat gjinore, periudhen zgjedhore dhe financimin e fushates zgjedhore. Grupi i eksperteve teknik perfshire dhe perfaqesuesit tuaj, kane pergatitur propozime te cilat kerkojne miratimin tone per pikat qe akoma nuk eshte gjetur dakodesi. Puna grupit teknik eshte realiziuar sipas metodologjise se rene dakort ne Grupin Negociator si dhe ne te jane reflektuar edhe opinionet me shkrim te eksperteve te ODIHR dhe Keshillit te Evropes.

Mendoj qe nuk duhet te humbim me kohe pasi data 31 maj, nje date e propozuar nga ju si afati per permbushjen e objektivit te reformes zgjedhore me dakordesi, po afron dhe mbetet shume pak kohe ne dispozicion per te adresuar numrin e ceshtjeve te mprehta qe ne kemi mbi tavolinen e negociatave. Realizimi i reformes zgjedhore eshte nje kusht i rendesishem i integrimit europian , por mbi te gjitha nje premise shume e rendesishme per te gjitha palet politike me qellim realizimin e zgjedhjeve te lira dhe demokratike ne vend.

Damian Gjiknuri

Bashke-Kryetar i Reformes Zgjdhore dhe perfaqesues i PS/a.y/noa.al