Transmetuar më 20-05-2020, 11:16

Presidenti Ilir Meta kërkon lirimin e personave të arrestuar pas protestës së të hënës pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

Kreu i shtetit thotë se të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm politike.

“Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!”, shkruan Meta.

Mes të arrestuarve të cilët do të dalin sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, është edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi. /a.y/noa.al