Transmetuar më 20-05-2020, 11:05

Konfirmohen 15 infektime të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit nga 186 testime të kryera.

Një rritje e ndjeshme krahasuar me një ditë më parë, kur pati vetëm një të infektuar.

Duke prezantuar raportin e orëve të fundit, përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë, Flutura Beqo deklaroi se prej tyre 13 janë në Durrës, një në Tiranë dhe një në Shkodër.

Ndërkohë në orët e fundit janë shëruar 16 persona.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 57; Durrës 44; Krujë 33; Shkodër 15; Kamëz 10; Berat 10; Fier 3; Elbasan 1; Mirditë 1 dhe Korçë 1.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, tha Beqo.

COVID-19- Statistika 20 Maj 2020

Testime totale  13621

Testime molekulare  12555

Testime aerologjike 1066

Raste pozitive  964

Raste të shëruara  758

Raste Aktive  175

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE