Koronavirusi, Koreja e Jugut: Pacientët e shëruar dhe sërish pozitiv, nuk janë ngjitës
Transmetuar më 20-05-2020, 10:33

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë tërhequr udhëzimet dhe rekomandimet për pacientët e shëruar me koronavirus, të dalë nga spitali të cilët duhet të vetëkarantinoheshin për dy javë.

Kjo pasi studiuesit koreanë kanë zbuluar se pacientët e shëruar, të cilët rezultojnë sërish pozitiv nuk janë ngjitës dhe nuk e transmetojnë virusin.

Kjo pasi testet kanë lokalizuar fragmente të vdekura të virusit.

Qendra Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve (Kcdc), analizoi 108 raste dhe kreu hetime epidemiologjike në 285 të tjerë.

Qëllimi ishte për të zbuluar nëse pacientët duhet të rrinë në karantinë për 14 ditë, pasi nxirreshin nga spitali.

Drejtori i Kcdc, Jung Eun-kyeong, shpjegoi se “Gjithsesi shkencëtarët nuk janë në gjendje të shpjegojnë se pse disa pacientë, ndonëse të shëruar rezultojnë sërish pozitiv ndaj koronavirusit”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE 

Loading...