Makina del nga rruga në Bulqizë, plagoset një person
Transmetuar më 20-05-2020, 10:11

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e daljes nga rruga të makinës me të cilën udhëtonte.

Aksidenti është shënuar mëngjesin e sotëm në Bulqizë, në fshatin Strikçan.

Mësohet se një makinë tip ‘Benz’ e drejtuar nga 33-vjeçari A.Neziri, është aksidentuar pasi ka dalë nga rruga.

I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, teksa paraprakisht dyshohet për humbje të kontrollit mbi mjet. /a.y/noa.al

Loading...