Transmetuar më 20-05-2020, 08:42

Në vijim të kontrollit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, është vënë në pranga një djalë i ri dhe po hetohet një tjetër.

Efektivët e policisë Krujë arrestuan në flagrancë 28-vjeçarin B. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis sativa.

Po gjatë kontrollit, shërbimet e policisë gjetën në oborrin e banesës së I. C., 80 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, fidanë e kubikë të kultivuar me fara kanabis sativa.

Për shkak të moshës, shtetasi I. C. u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /a.y/noa.al