Transmetuar më 20-05-2020, 00:30

Duket se ujërat janë trazuar keq brenda kabinetit të kryeministrit Edi Rama pas shkatërrimit me ngut dhe në kohë pandemie që kjo qeveri i bëri Teatrit Kombëtar, duke shkaktuar mesa duket zemërim tek shumë njerëz, por edhe përçarje brenda ekzekutivit.

Zv.ministri i Transporteve, Artan Shkreli ka sulmuar ashpër nëpëmjet një statusi në profilin e tij në facebook, ministren e Kulturës, Elva Margariti, e cila sonte në Open në Top-Channel mohoi të kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit, duke e nxjerrë Ramën si një kryeministër që nuk njofton as qeverinë e tij për akte të tilla.

‘Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!, – shkruan Artan Shkreli në një postim që publikoi pamjen Novamedia, postim i cili më tej nuk gjendej më në faqen e Shkrelit.