Transmetuar më 19-05-2020, 21:28

Një i ri shqiptar, Grineo Daka, 27 vjeç, banues në Stratfort dhe me origjinë nga Shqipëria u qëllua për vdekje në Phoenix Snooker Club në Lea Bridge Road të Britanisë së Madhe më datë 7 korrik 2019.

Mediat britanike kanë publikuar së fundmi fotot e dy shqiptarëve, të dyshuar për ekzekutimin e tij një vit më parë.

Sipas mediave britanike, Daka ishte qëlluar me një plumb të vetëm i cili ka qëlluar fatal për shqiptarin që ndërroi jetë në vendngjarje.

Mësohet se 2 personat të cilët, dyshohen si vrasësit e 27-vjeçarit janë gjithashtu shqiptarë.

Ata janë identifikuar si: Jeton Krasniqi 26 vjeç dhe Mirsad Brahimi 33 vjeç, të dy banues në veriun e Londrës.

Të dy të kërkuarit janë me prejardhje nga Kosova.

Policia britanike ka vënë në dispozicion 20 mijë paund për prangosjen e dy të rinjve./noa.al/