Transmetuar më 19-05-2020, 20:42

Shembja e Teatrit Kombëtar solli reagime të shumta nga emra të njohur e të panjohur

Në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, ka thënë vetëm disa fjalë:

“Nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë. Nuk jam shumë në djeni. Ju lutem të mos më ngatërroni”.

Pas këtij reagimi të Kadaresë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar gazetari Andi Bejtja, ku me nota ironie krahason atë çfarë ka thënë Michele Placido (i njohur nga shqiptarët si Komisar Katani) për Teatrin Kombëtar dhe atë çfarë thotë shkrimtari ynë më i nominuar për çmim Nobel në Letërsi.

“Si mos shembet Teatri në një vend ku trashëgiminë kulturore më shumë ka dëshirën dhe vullnetin ta mbrojë Komisar Katani nga Palermo se sa shkrimitari më i madh shqiptari i nominuar për çmimin Nobel”. Shkruan Bejtja në reagimin e tij të rradhës.

Në tetorin e 2018-ës, gjatë një vizite në Tiranë, Placido do të shprehej:

“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Gjithashtu Bejtja pas shembjes së teatrit u shpreh ashpër për opozitën, i cili tha se duhet të "shkrijnë" çdo gjë dhe të bëhen njësh me popullin./noa.al/