Transmetuar më 19-05-2020, 18:44

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e bindur se shqiptarët dhe amerikanët duan që Reforma në Drejtësi të ketë sukses.

Juri Kim ka njoftuar se është takuar sot me kryetaren e KPK-së.

“Institucionet e Vettingut kanë një nga rolet më të vështira, por edhe më të rëndësishme.

Unë fola me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo për të shprehur falënderimet për guximin dhe këmbënguljen e tyre.

Ne u pajtuam që Vettingu duhet të shpejtohet. Shqipëria & SHBA duan që reforma në drejtësi të ketë sukses”, ka shkruar ambasadorja në Tuiter. /k.k/noa.al/