Transmetuar më 19-05-2020, 18:02

Vijojnë akuzat në distancë të opozitës në drejtim të mazhorancës. Së fundmi, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Kryeministri Rama është peng i krimit dhe oligarkëve, dhe punon për ta.

“Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta.

Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët”, shkruan Basha në Tuiter.

Duke iu rikthyer shembjes së Teatrit Kombëtar nënvizon se Kryeministri shfrytëzoi pandeminë për të grabitur pronën publike.

“Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë.

Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën”, përfudnon Basha.