Kryeministri mohon dhunën ndaj protestuesve për Teatrin: Policia e Shtetit, sjellje europiane
Transmetuar më 19-05-2020, 16:34

Ndonëse protesta pas shembjes së Teatrit Kombëtar u shoqërua me dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestueseve, ku madje disa artistë e përfaqësues të shoqërisë civile u shoqëruan, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për ‘News24’ Rama theksoi se sjellja e policisë gjatë protestës ishte sjellje europiane. Ai mbrojti tezën e tij se nuk ka parë asnjë skenë dhunë.

“Policia e shtetit është sjellë si polici evropiane. Nuk kam parë asnjë skenë, asnjë pamje, asnjë provë, për të kundërtën”, tha Rama.

I pyetur për shoqërimin e gazetarit Alfred Lela, nëse kishte dhunë në atë rast, deklaroi se edhe në Amerikë të tilla neutralizime janë normale.

“Edhe në BE, edhe në Amerikë shikoni nëse dicka e tillë konsiderohet apo jo dhunë. Mesa duket duhet të biem dakord për fjalën “dhunë”, se cfarë nënkuptojmë me këtë fjalë. Po flasim për një vend normal tashmë, kur më herët kërdiseshe po të ishe gazetar, janë plagosur me kallashnikovë gazetarë dhe janë vrarë njerëz nga kryeministria”.

Loading...