Transmetuar më 19-05-2020, 15:24

Alba Çobaj, një prej vajzave më energjike të ekranit është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Lajmin e pritjes së ëmbël e ka bërë me dije vet moderatorja, e cila ka ndarë në rrjetet sociale foto me barkun e rrumbullakosur.

E ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Kafe shqeto” tek ‘Syri’, ajo ka rrëfyer për mënyrën se si po e përjeton ardhjen e vajzës, kujdesin e bashkëshortit si dhe rikthimin e shpejt në ekran.

“Nuk jam kujdesur fare të ruaj linjat, është çështje gjenetike”, ka thënë Çobaj ndër të tjera.

Moderatorja ka pohuar se periudhën e karantinës e ka shijuar në maksimum dhe se kishte pasur nevojë për të qenë në pushim ca kohë.

Pyetjes së moderatorit Flavio Qarrit, për një rikthim të mundshëm në ekran, pasi vajza të jetë rritur, Çobaj i është përgjigjur “Besoj se po. Do të ishte shumë bukur të rikthehesha. Është emocion në fund të ditës. Është kënaqësi të komunikosh me njerëzit, të krijosh atë lidhjen e padukshme”.

Po çfarë mamaje do të jetë Alba Çobaj?

Moderatorja është përgjigjur kështu: “Jam e sigurt që do të jem shumë strikte. Besoj se ne vet jemi ashtu siç na kanë rritur, pra atë që kemi marrë nga fëmijëria, formimin tonë. Unë kam pasur një mama strikte, të rregullt, shumë kërkuese, të fiksuar mbas perfeksionit.