Procedimi për protestën për Teatrin, Stresi reagon me kapele polici në kokë
Transmetuar më 19-05-2020, 12:23

Menjëherë pas procedimit penal nga policia pas protestës së pasdites së djeshme, për Teatrin Kombëtar ka reaguar reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi.

Ai ka publikuar një video, ku shihet me një kapele policie në kokë, ndërsa iu drejton një thirrje efektivëve që të heqin kapelet ose të sillen mirë me popullin.

“I bëj thirrje të gjithë policisë së shtetit, ne jemi qytetarë të thjeshtë, dalim në protestë për të drejtat tona. Unë po e heq kapelen, hiqeni dhe ju, bëhuni qytetarë dhe silluni mirë me popullin shqiptar dhe ne jemi në rregull me ju”, thotë Stresi. /a.y/noa.al

Protesta e djeshme, policia procedon Bashën, Kryemadhin, Budinën, Liçaj dhe 5 të tjerë

Loading...