Presidenti Trump tregon për herë të parë: Mjekimi që mora 10 ditë për koronavirusin
Transmetuar më 19-05-2020, 07:07

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ai ka marrë për 10 ditë rresht mjekim me ilaçin antimalarje, hidroksiklorinë, ilaçin që ai e konsideron mjaft efektiv kundër koronavirusit.

“Kam marrë, për një javë e gjysmë nga një pilulë në ditë të ilaçit kundër malarjes, hidroksiklorinë. S’kisha ç’të humbisja”, – deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Komentet e tij vijnë pavarësisht mungesës së provave se ilaçi është i sigurt ose efektiv në parandalimin ose trajtimin e COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Dy studime të mëdha, secili me rreth 1,400 pacientë në Nju Jork, kanë konstatuar së fundmi se nuk ka asnjë përfitim nga hidroksiklorina. Dy studime të tjera, në Francë dhe Kinë, kanë arritur po ashtu në të njëjtin përfundim.

Loading...