Transmetuar më 19-05-2020, 12:00

Qysh nga nisja e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë janë infektuar 949 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmua vetëm një rast i ri, duke shënuar numrin më të ulët qysh nga nisja e emergjencës së Covid-19.

Ndërkohë që në orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar, ku vetëm 3 prej tyre ndodhen në terapi intensive.

Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 68; Krujë 35; Durrës 31; Shkodër 14; Kamëz 10; Berat 10; Fier 4; Elbasan 2; Mirditë 1 dhe Korçë 1. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE