Transmetuar më 19-05-2020, 11:20

Në 24 orët e fundit është konfirmuar vetëm një rast i infektuar me koronavirus, duke shënuar numrin më të ulët qysh nga nisja e emergjencës së Covid-19.

Përfaqësuesja e Instituti i Shëndetit Publik, Adela Vasili, deklaroi se rasti pozitiv doli në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur, ndërkohë që në orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë.

Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive dhe prej më shumë se dy javësh nuk ka asnjë humbje jete.

Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është Tiranë 68; Krujë 35; Durrës 31; Shkodër 14; Kamëz 10; Berat 10; Fier 4; Elbasan 2; Mirditë 1 dhe Korçë 1.

“Edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, vetë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit.

Qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, por të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, ndërsa për çdo pyetje apo shqetësim Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800-40-40”, tha Vasili.

COVID-19 – Statistika 19 Maj 2020

Testime totale 12899

Raste pozitive 949

Raste të shëruara 742

Raste Aktive 176

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

PËRDITËSIM LIVE