Transmetuar më 19-05-2020, 10:39

Një person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim për plagosje, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Efektivët e komisariatit Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur Anxhelino Çervanakun, 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi në korrik të vitit 2014, ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin B. M.

I riu ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndaj Çervanakut veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. /a.y/noa.al