Transmetuar më 19-05-2020, 08:38

Dy persona janë kapur në portin e Durrësit me 50 mijë euro të padeklaruara.

Nga ana e policisë nisi procedimi penal në gjendje të lirë për B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara.

Krahas tij u u procedua penalisht edhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, në port, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 20.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /a.y/noa.al