Transmetuar më 19-05-2020, 00:05

Prishja e Teatrit Kombëtar ka sjellë reagime të shumta, në mesin e të cilëve është edhe sopranoja  e njohur Ermonela Jaho.

Reagimi i saj ka ardhur përmes një postimi në rrjetet sociale që ka bërë ndërsa aktivistët ishin mbledhur në bulevardin pranë Ministrisë së Brendshme për të protestuar gjatë ditës së sotme.

“Kur njerëzit nuk arrijnë ti zgjidhin mosmarrëveshjet dhe vendosin të luftojnë njeri-tjetrin, e vërteta është viktima e parë…”, shkruan ajo.

Përmes një emoji në lot, soprano e ka shoqëruar shkrimin edhe me dy foto, njëra nga shembja e godinës së Teatrit dhe tjetra nga përplasja e policisë me artistët./noa.al/