Transmetuar më 18-05-2020, 22:15

Shembja e Teatrit Kombëtar është tema e diskutimit gjatë këtyre ditëve.

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Open" në Top Channel, opinionisti  Mustafa Nano tha se teatri nuk përbënte një vlerë dhe sipas tij ishte një shëmtirë në qendër të Tiranës.

"Unë jam shprehur pro shembjes. Për mua nuk ka vlera, për mua është një shëmtirë në qendrën e kryeqytetit. Për mua godina e teatrit e prishte lidhjen me ministritë.

Ka arkitektë që kanë shikuar vlera arkitekturore. Unë me arkitektë nuk hy në debat, sepse nuk jam i fushës.

Por si analist për mua godina e Teatrit Kombëtar është një godinë 75 vjeçare pa ndonjë vlerë’- tha Nano.