Ngjarje horror në Suedi/ I dhanë fund lidhjes, i dashuri i pret kokën 17-vjeçares
Transmetuar më 18-05-2020, 20:48

Një ngjarje horror ka ndodhur në Suedi ku një 17-vjeçare është vrarë barbarisht nga i dashuri i saj pasi i dhanë fund lidhjes mes tyre.

Adoleshentes Wilma Andersson, dyshohet se i është prerë koka nga i dashuri i saj iraken pasi i dhanë fund lidhjes.

Siç shkruan Daily Mail, 17-vjeçarja u shpall e humbur më 14 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa dy javë pas ngjarjes, policia gjeti kokën e saj të prerë.

Ish i dashuri i adoleshentes, Tishko Ahmed Shabaz, nga Iraku, është arrestuar kohët e fundit si i dyshuari kryesor për ngjarjen.

Ahmed nuk e pranon se ka kryer krimin por gjurmët e gjakut të gjetura në shtëpinë e tij, si dhe një thikë e madhe në kuzhinë, hedhin poshtë pretendimet e të riut, sipas policisë.

Mediat shkruajnë se vajzës i është gjetur vetëm koka, ndërsa trupi ende nuk dihet se ku ndodhet./noa.al/

Loading...