Transmetuar më 18-05-2020, 20:31

Griselda Katirai, gazetarja e “Aldo Morning Show”, tërhoqi vëmendjen  e të gjithëve një javë më parë teksa para Kryeministrisë vetëm me bikini.

Ajo doli dy ditë rresht e zhveshur vetëm me një palë bikini duke raportuar live në emisionin televiziv.

Së fundmi, në një intervistë përv “Why Not”, Griselda ka treguar reagimin e familjarëve dhe të nënës së saj, pasi doli vetëm në bikini përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit.

“Nga familjarët nuk kisha asnjë telefonatë që të thoshin sa bukur, ose pse, asnjë lloj komenti. Pasi kishin kaluar 24 orë, unë telefonoj mamin për diçka dhe më thotë “më pëlqeve shumë zemra ime, i pashë të gjitha portalet që kishin shkruajtur, vetëm të lutem mos u përfshi me politikën” – tregoi gazetarja.