Transmetuar më 18-05-2020, 20:14

Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, po kryen hetime për të arrestuarit nga policia e shtetit, në lidhje me protestën e datës 17.05.2020.

Gjithashtu është regjistruar procedim penal duke u kryer hetime dhe për kallëzimin e bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në lidhje me ekspertizën e kryer nga inxhinierët apo persona të tjerë të përfshire.

Nga ana e prokurorisë po kryhen hetime edhe në lidhje me dhunën e pretenduar nga kallëzuesit, si të ushtruar nga punonjësit e policisë.

Mbi 30 persona u shoqëruan në orët e para të së dielës ku u shemb edhe godina e Teatrit Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzon për dhunë pa shkak nga ana e policisë. /k.k/noa.al/