FOTOT/ Del Piero përfundon në spital
Transmetuar më 18-05-2020, 05:55

Ylli i Juventusit dhe i kombëtares italiane për shumë vite, Alessandro Del Piero, ka përfunduar në spital, duke ngjallur frikë te fansat e tij, duke qenë se ndodhemi në një situatë pandemie.

Del Piero lëshoi një njoftim në rrjetet sociale duke thënë se nuk është prekur nga Covid-19, por ka rezultuar me gur në veshka.

Raportohet se Del Piero ndodhet aktualisht në SHBA dhe është shtruar në një spital në Los Anxhelos, atje ku kalon pjesën më të madhe të kohës.

Ish-sulmuesi i Italisë ka postuar një foto në Instagram nga spitali, ndërsa pranë saj shkruan: “Ende nuk mund ta besoj se si një gjë e vogël prej 3 mm mund të të bëjë kaq keq”.

Më herët gjatë këtyre ditëve, siç shihni në fotogaleri, Del Piero ndërmori nisma bamirësie për familjet në nevojë si dhe katër autoambulanca për spitalet.

Loading...